Te Tottenhami janë të bindur se marrëveshja mes palëve do të arrihet

Futboll

Te Tottenhami janë të bindur se marrëveshja mes palëve do të arrihet

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 12:32
Te Tottenhami janë të bindur se marrëveshja mes palëve do të arrihet

Harry Kane dje konfirmoi që do të mbetet te Tottenham Hotspur.

Kane, pothuajse gjatë tërë këtij afati kalimtar ishte i lidhur me një kalim te Manchester City.

Megjithatë përkundër dëshirës së lojtarit që të largohet ishte presidenti i “Spurs”, Daniel Levy, që refuzoi çdo ofertë të Cityt për sulmuesin.

Sipas ‘The Sun’, tani që lojtari ka vendosur të qëndroj, drejtuesit e klubit do t'i ofrojë lojtarit një kontratë të re që do ta mbajë atë te Tottenhami deri më 2027 si dhe rritje të dukshme të pagës, prej 330 mijë paundësh në javë.

Te Tottenhami janë të bindur se marrëveshja mes palëve do të arrihet, pasi Kanen e shohin si figurë të rëndësishme të klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat