Vllaznia-Teuta sezoni i ri nis me Superkupën!

Futboll

Vllaznia-Teuta sezoni i ri nis me Superkupën!

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 13:17
Vllaznia-Teuta sezoni i ri nis me Superkupën!

Të shtunën në orën 19:00 do të ulet perdja e skenës dhe do të nisë sezoni i ri 2021-2022 i futbollit shqiptar. Ashtu si ndodh prej disa vitesh është Superkupa  që do të jetë hapi i parë i sezonit të ri me Teutën kampionë në fuqi që do të kërkojë trofeun e 4-t në 2 vitet e fundit, por që për ta bërë diçka të tillë do të duhet të thyejë Vllazninë që vjen me petkun e fitueses së Kupës.

Risia më e madhe e këtij edicioni është sistemi VAR. Ka disa kohë që gjyqtarët po trajnohen, madje duke e testuar sistemin e ri teknologjik për të qënë sa më të përgatitur në shfrytëzimin e pamjeve filmike që do të ndihmojnë kryesorin të vendosë për rastet e dyshimta dhe sistemi VAR në Shqipëri do të nisë zyrtarisht rrugëtimin me finalen e Superkupës që do të luhen në “Elbasan Arena”.

Në përfundim të Superkupës do të ketë një pauzë për shkak të ndeshjeve të përfaqësueses dhe më tek sezoni i ri i Kategorisë Superiore do të nisë rrugëtimin më 10 shtator, ku 10 skuadra do të hyjnë në garë për të realizuar objektivat, teksa elita e futbollit shqiptar do të mirëpresë pas 9 vitesh një emër të madh si Dinamo.

Në fund, por jo për nga rëndësia, gjithcka që lidhet me futbollin shqiptar, Superkupë, kampionat e Kupë Shqipërie do të kalojë ekskluzivisht nëpërmjet platformës më të dashur për të gjithë shqiptarët, Digitalb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat