Trajneri i Dinamos: Besuam deri në minutën e fundit 

Futboll

Trajneri i Dinamos: Besuam deri në minutën e fundit 

Nga: K.G. Më: 26 gusht 2021 Në ora: 13:28
Trajneri i Dinamos: Besuam deri në minutën e fundit 

Trajneri i Dinamos nga Zagrebi, komentoi lamtumirën nga Champions League

Pas barazimit (0:0) me Sheriff Tiraspolin, Damir Krznar, së pari uroi mysafirët për kualifikim. 

“Urime Sheriffit për një kualifikim të merituar, ai ishte një kundërshtar më i mirë në ndeshjen e parë. 

Besuam deri në minutën e fundit, dhamë më të mirën. Nuk më pëlqen të përmend fatin, por gjithsesi i mungonte pak fati, veçanërisht në finalizim.

Dinamo është në Europa League, ky ishte qëllimi kryesor”, tha mes të tjera ai.

Dinamo ndeshjen e parë e humbi me 3:0 në Tiraspol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat