Fiorentina po bëhet gati të mirëpresë Alvaro Odriozolan

Futboll

Fiorentina po bëhet gati të mirëpresë Alvaro Odriozolan

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 17:18
Fiorentina po bëhet gati të mirëpresë Alvaro Odriozolan

Mbrojtësi i djathtë i Real Madridit ka pranuar propozimin e Fiorentinës, të cilët tashmë kanë një marrëveshje me spanjollët për huazimin.

Fiorentina po bëhet gati të mirëpresë Alvaro Odriozolan pasi spanjolli ka vendosur të pranojë propozimin e ‘Violës’ për tu transferuar tek ekipi italian, raporton Gianluca Di Marzio.

Formula e operacionit do të jetë huazim deri në fund të sezonit, pa opsionin e blerjes, gjersa paga vjetore e spanjollit do të mbulohet e tëra nga klubi italian.

Spanjolli do të arrijë nesër në Fierencë për tu prezantuar si lojtari më i ri i klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat