Kloop e komenton grupin e “Vdekjes”: Kam qeshur

Futboll

Kloop e komenton grupin e “Vdekjes”: Kam qeshur

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 21:05
Kloop e komenton grupin e “Vdekjes”: Kam qeshur

Liverpool gjendet në grupin B, bashkë me Atletico Madridin, Porto dhe AC Milan.

Për faqen zyrtare të Liverpoolit, Klopp e cilësoi si grup shumë të vështirë, pasi janë disa nga skuadrat më të mira në Evropë.

“Kam qeshur, të jem i sinqertë, shumë sepse është grup i vështirë. Është Liga e Kampionëve dhe duhet të luash ndaj skuadrave më të mira në Evropë dhe disa prej tyre janë në grupin tonë”.Read Article

“Kemi luajtur, nuk e di sa herë, kundër Porto, pra do na presin. Kemi një llogari të hapur ndaj Atleticos, AC Milan është skuadër historike. Mendoj se tifozët duhet të shohin përpara, ne po për siguri”.

“Ne gjithmonë provojmë më të mirën në fushë dhe do kemi disa probleme fizike ndonjëherë. Por, duhet ta kemi skuadrën për tërë vitin”, deklaroi ai.

Ndërkohë, ndeshjet e para të Ligës së Kampionëve do të fillojnë më 14 dhe 15 shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat