Correa, i marrosur pas Interit. Për ta lehtësuar transferimin hoqi dorë nga…

Futboll

Correa, i marrosur pas Interit. Për ta lehtësuar transferimin hoqi dorë nga…

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 07:47
Joaquin Correa

Një dëshirë e jashtëzakonshme për t’u bashkuar me Interin. Joaquin Correa mezi priste të zbriste në Milano dhe sot të takojë Simone Inzaghi, i cili e donte shumë, pasi e kishte stërvitur te Lazio. “Corriere dello Sport” kthehet në ditën e djeshme të “Tucu” dhe zbulon një anekdotë interesante në lidhje me argjentinasin:

“Pasi kaloi ekzaminimet mjekësore, Correa darkoi në hotel mbrëmë me Marotta, Ausilio dhe agjentin e tij, Lucci. Sot, gjithçka do të formalizohet me firmën mbi kontratë. “Tucu” është i lidhur me Interin deri në vitin 2025, me një pagë prej 3.5 milionë euro në sezon. Për të lehtësuar transferimin, ai hoqi dorë nga kësti i fundit i pagës te Lazio.

Pothuajse e kryer edhe çështja e numrit të fanellës: do të jetë 17 ose 19. Në çdo rast, siç u tha, Inzaghi pret ta përqafojë përsëri këtë pasdite në Pinetina. Gjithçka sugjeron se menjëherë do të largohet me ekipin për në Verona. Ai do ta nisë nga stoli këtë transfertë, ndoshta me ndonjë shans për të bërë debutimin zyrtar me zikaltrit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat