Lamtumira e Mbappes

Futboll

Lamtumira e Mbappes

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 12:18
Lamtumira e Mbappes

E ardhmja e Kylian Mbappe duket se do të jetë te Real Madrid.

Oferta e fundit e Los Blancos, 170 milionë euro plus 10 milionë si bonus, duket se ka bindur francezët që ta lënë të lirë sulmuesin.

Një tjetër sinjal për lamtumirën ka ardhur nga vetë lojtari.

Një video e postuar nga El Chiringuito TV, tregon atë që mund të jetë një gjest lamtumire.

Një përshëndetje e fundit nga Mbappe për tifozët francezë.

Në fund të stërvitjes së djeshme, sulmuesi ka dhuruar disa topa me autografin e tij për tifozët që ishin jashtë qendrës stërvitore të PSG-së.

Televizioni spanjoll e ka interpretuar këtë gjest si një dhuratë lamtumire.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat