Xherdan Shaqiri me Lyonin në grup të fortë! Shqiptarët mësojnë rivalët në Evropë

Futboll

Xherdan Shaqiri me Lyonin në grup të fortë! Shqiptarët mësojnë rivalët në Evropë

Nga: Kemajl Goca Më: 27 gusht 2021 Në ora: 12:46
Xherdan Shaqiri me Lyonin në grup të fortë! Shqiptarët mësojnë rivalët në Evropë

Futbollisti Xherdan Shaqiri me ekipin e ri të tij, Lyoni, janë në grup mjaft të fortë në Europa League. 

Lyoni është në grupin A me Rangers nga Skocia, Sparta Pragë nga Çekia dhe Brondby nga Danimarka.

Amir Rrahmani me Napolin janë në grupin C me Leicester Cityn, Spartak Moskën dhe Legia e shqiptarëve Ernets Muçit e Jurgen Celhakës
Thomas Strakosha, Elseid Hysaj, Vedat Muriqi me Lazion janë në grupin E me Lokomotivën e Moskës, Marseillen dhe Galatasaray.

Albian Ajeti me Celtic renditen në grupin G me Leverkusenin, Betis dhe Ferencvaros i Myrto Uzunit, ndërsa Arijan Ademi e Lirim Kastrati me Dinamon e Zagrebit në grupin H me Genk, West Ham dhe Rapidi nga Vjena.

Adnan Januzaj me Sociedadin në grupin B me Monacon, PSV dhe Sturm.

Grupi A
Lyoni
Rangers
Sparta Pragë
Brondby

Grupi B
Monaco
PSV
Sociedad
Sturm

Grupi C 
Napoli
Leicester City
Spartak Moska 
Legia

Grupi D
Olympiacos
Eintracht
Fenerbahce
Antwerpen

Grupi E
Lazio
Lokomotiva M.
Marseille
Galatasaray

Grupi F
Braga
Cërvena Zvezda
Ludogorets
Midtjylland 

Grupi G 
Leverkusen
Celtic
Betis
Ferencvaros

Grupi H
Dinamo e Zagrebit
Genk
West Ham
Rapid Vjena

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat