Ku po shkon Ronaldo?

Futboll

Ku po shkon Ronaldo?

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 14:46
Ku po shkon Ronaldo?

Brenda pak orësh do të mësohet klubi i ri i Cristiano Ronaldos.

Ai s’do të jetë më pjesë e Juventusit, e ka konfirmuar zyrtarisht edhe trajneri, Massimiliano Allegri.

“Cristiano Ronaldo më ka treguar dje se dëshiron të largohet menjëherë. Është e vërtet dhe e konfirmuar. Për këtë ai nuk ishte në stërvitje sot dhe s’do të jetë as për ndeshjen me Empolin. Nuk jam i zemëruar me të. Ai po kërkon klub të ri, kështu është jeta”, tha Allegri pak çaste më parë.

Kurse tani, gazetari Fabrizio Romano bën të ditur se CR7 është duke lënë Torinon me aeroplan privat dhe se brenda pak orësh do të mësohet klubi i ri.

Se ku do të shkojë, a do të jetë destinacioni i ardhshëm Anglia te Manchester City, mbetet të shihet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat