Është çmenduri çfarë shkruan media serbe ‘Telegraf”, në lidhjen me shortin e Conference League, që sot u hodh në Stamboll të Turqisë.
Ata përmendin ish futbollistin nga Kosova, Lorik Canën, legjendën e futbollit shqiptar.
“Shqiptarët dhe turqit dërgojnë Partizanin e Beogradit në grupin më të lehtë.
Bardhezinjtë tërheqin rivalët më të dëshirueshëm në short
Lorik Cana dhe Nihat Kaveci u sollën lumturi bardhezinjve!
Lojtarët e Partizanit mësuan rivalët e tyre në shortin për Conference League, kështu që ata do të luajnë në Grupin B me Gentin, Florën nga Talini dhe Anorthosis”, shkruan mes të tjera ky medium!