Nuhiu: Ndaj Llapit përballje shumë e vështirë

Futboll

Nuhiu: Ndaj Llapit përballje shumë e vështirë

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 15:26
Nuhiu: Ndaj Llapit përballje shumë e vështirë

Drita ka mbajtur konferencë për media para ndeshjes së dytë kampionale, të cilën e zhvillon në shtëpi ndaj Llapit.

Në konferencë u paraqitën kryetrajneri Ardian Nuhiu dhe futbollisti Hamdi Namani, shkruan Gazeta Olle. Nuhiu foli për duelin e vështirë ndaj Llapit, ku theksoi se e ka analizuar kundërshtarin dhe se do të mundohen t’i shfrytëzojnë hapësirat.

“Nesër do të kemi një perballje shumë të veshtirë, një kundershtar siç është Llapi, skuadër që ka ruajtur grupin dhe ka sjellur lojtarë shumë cilësor.

Kemi ndjekur dy-tre takimet e fundit qe ka zhvilluar, bëhet fjalë për një ekip teknike dhe agresive që bën presion të lartë”

“Nuk diskutohet, kemi analizuar në detajet më të vogla për të mbyllur pikat e tyre të forta dhe normalisht do të mundohemi t’i shfrytëzojme hapësirat që do i lë kundershtari”, tha Nuhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat