Zaniolo: Ky është një fillim i ri

Futboll

Zaniolo: Ky është një fillim i ri

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 15:42
Zaniolo: Ky është një fillim i ri

400 ditë më mbrapa, Nicolo Zaniolo është kthyer të shënojë për Roma-n para tifozëve të tij. Hera e fundit, para dëmtimit, ka qenë në 22 korrikun e 2020-ës.

Në ndeshjen kualifikuese të Conference League kundër Trabzonspor, mesfushori verdhekuq ka arritur të shënojë golin e 2-0 dhe nuk ka arritur t’i përmbajë emocionet në fushë.

“Jam shumë i lumtur, është një fillim i ri. Doja të luaja sepse kam pushuar shumë në muajt e fundit, dua të jem në fushë sa herë që kam mundësi”, ka thënë Zaniolo.

“Pse kam qëndruar në tokë pas golit? Kam menduar shumë gjëra, për gjithë rrugëtimin që kam bërë, për momentet që kam qenë në tribunë duke parë shokët e mi, më kanë kaluar në mendje shumë gjëra”, ka shtuar ylli i ri.

“Falënderoj ata që më kanë qëndruar afër në ditët e errëta, duhet të falënderoj stafin, trajnerin, klubin dhe tifozët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat