Kjo është lista e Kosovës kundër Spanjës, Greqisë dhe Gjeorgjisë

Futboll

Kjo është lista e Kosovës kundër Spanjës, Greqisë dhe Gjeorgjisë

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 18:08
Kjo është lista e Kosovës kundër Spanjës, Greqisë dhe Gjeorgjisë

Challandes publikon listën për ndeshjet e shtatorit !

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, e ka bërë publike listën e futbollistëve të ftuar për tri ndeshjet e muajit shtator në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”.

Dardanët do të luajnë kundër Gjeorgjisë, më 2 shtator si mysafirë dhe kundër Greqisë e Spanjës, më 5 e 8 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Image

Lista

Kombëtarja dardane grumbullohet të hënën më 30 gusht, derisa stërvitjen e parë do ta zhvillojë në mbrëmje në stadiumin “Fadil Vokrri“ në orën 19:00.

Paraprakisht në orën 11:30 përzgjedhësi Challandes do të mbajë konferencë për media në hotel “Emerald”.

Lista:
Portierë: Arijanet Muriç (Adana Demirspor), Visar Bekaj (Tirana), Samir Ujkani (Tirana).

Mbrojtës: Mërgim Vojvoda (Torino), Florent Hadërgjonaj (Kasimpasa), Amir Rrahmani (Napoli), Fidan Aliti (Zurich), Ibrahim Dresheviç (Heerenveen), Betim Fazliji (St. Gallen), Mirlind Kryeziu (Zurich), David Domgjoni (Luzern), Lirim Kastrati (Ujpesht).

Mesfushorë: Herolind Shala (Stabaek), Zymer Bytyçi (Konyaspor), Valon Berisha (Reims), Besar Halimi (Riga), Bersant Celina (Dijon), Milot Rashica (Norwich), Elbasan Rashani (Clermont), Florian Loshaj (Cracovia), Lirim Kastrati (Dinamo Zagreb), Florent Muslija (Hannover 96').
Sulmues: Vedat Muriqi (Lazio) e Astrit Selmani (Hammarby).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat