Nuk u ftua nga selektori i Kosovës, vjen reagimi nga Berisha

Futboll

Nuk u ftua nga selektori i Kosovës, vjen reagimi nga Berisha

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 18:45
Nuk u ftua nga selektori i Kosovës, vjen reagimi nga Berisha

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, e ka bërë publike listën e futbollistëve të ftuar për tri ndeshjet e muajit shtator në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”.

Në listën e publikuar, nuk figuron emri i Bernard Berishës.

Pas kësaj, ka ardhur reagimi nga anësori i Kosovës, Bernard Berisha.

“Zoti është më i madhi. Nuk i përkulem askujt përpos teje”, shkroi Berisha në profilin e tij në Facebook.

 Dardanët do të luajnë kundër Gjeorgjisë, më 2 shtator si mysafirë dhe kundër Greqisë e Spanjës, më 5 e 8 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat