PSG pret një ofertë të tretë nga Reali

Futboll

PSG pret një ofertë të tretë nga Reali

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 22:50
PSG pret një ofertë të tretë nga Reali

Nëse një telenovelë e merkatos si ajo e Kristiano Ronaldos sapo u mbyll, një tjetër vazhdon të jetë e hapur e krijojë shumë pasiguri. Kilian Mbape dëshiron të shkojë te Real Madrid, por për momentin nuk lejohet nga PSG.

Sipas mediave franceze, klubi parisien nuk heq dorë lehtë nga lojtari dhe ndonëse Reali ka bërë një ofertë të përmirësuar, me 170 milionë euro plus 10 si bonus, nuk u ka dhënë leje që të negociojë me lojtarin për një transferim përfundimtar.

Një situatë të cilën “Le Parisien” e argumenton me faktin se PSG kërkon më shumë, për të arritur te 200 milionë eurot që Al Khelaifi pretendon për futbollistin.

Por kjo ofertë vështirë se mund të arrijë gjatë verës. Reali po bën lëvizje të njëpasnjëshme për të siguruar këtë shifër që ka ofruar për francezin, por nuk është ende gati për një shpenzim prej 200 milionë eurosh.

Kështu, gjithçka mund të shtyhet. Sipas “Sky Sport”, Reali po mendon të tërhiqet përkohësisht për Mbape dhe të kthehet në janar me një ofertë tjetër. Sigurisht shumë më të ulët duke llogaritur se asokohe për Mbape do të kenë mbetur vetëm pak muaj deri në mbylljen përfundimtare të kontratës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat