Qëllimi kryesor është për të tentuar një rritje të ofertës

Futboll

Qëllimi kryesor është për të tentuar një rritje të ofertës

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 11:15
Qëllimi kryesor është për të tentuar një rritje të ofertës

Emiri i Katarit ka ur dhëruar presiden tin e PSG-së, Naser Al Khelaifi që të hapë negociatat për transferimin e Kilië Mbapesë në skuadrën spanjolle. Gjithçka pritet të zyrtarizohet shumë shpejt. Parisi në fakt ende nuk ka kthyer një përgjigje në drejtim të zyrave të “Bernabeu”-t dhe e ka lënë në heshtje.

Qëllimi kryesor është për të tentuar një rritje të ofertës nga ana e Realit. Ajo ishte 170 milionë dhe 10 të tjera bonuse. Florentino Perez nuk ka ndërmend që të bëjë tjetër lëvizje sepse e di shumë mirë që do të pranohet oferta e parë. Ndërkohë që në “Valdebebas” po përgatisin skenarin për të pritur yllin francez, në Paris po punojnë për të gjetur zëvendësuesin e tij. Kilië Mbape mund të mbajë fanellën me numrin 5.

Është numri që ka pasur Rafael Varan në kohët e fundit, por në të shkuarën lidhet me Zinedin Zidanin. Ky i fundit është një nga idhujt e fëmijërisë së Mbapesë dhe mund të shkëlqejë me të në “Santiago Bernabeu”. Sigurisht që një yll si Mbape meriton numrin 10, por ndoshta mund ta marrë në sezonin e ardhshëm kur Luka Modriç të mos jetë më pjesë e ekipit “Galaktik”. Numrin 5 për momentin e ka Vajeho, por ideja e klubit është që t’ia japë francezit. Sigurisht që edhe numri 19 është i lirë, por edhe numri 23 i Bekhamit.

Prej disa ditësh, sulmuesi francez ka blerë shtëpi në Madrid, dhe qëllimi i tij është vetëm të transferohet në kampin spanjoll. Brenda 48 orëve, skuadra e PSG-së do të detyrohet që të kthejë përgjigje. Drejtori sportiv, Leonardo, është duke punuar maksimalisht për të gjetur zëvendësuesin e tij dhe menjëherë do të japë lejen për transferimin e Mbapesë te Reali i Madridit.

“Galaktikët” janë duke bërë gati edhe ditën e prezantimit të Mbapesë. Florentino Perez dhe drejtuesit e tij duan që ta sjellin në Madrid si një kampion të madh, ashtu siç kanë prezantuar yjet e së shkuarës.

Mendohet se 9 apo 10 shtatori është data kur Mbape do të mbërrijë në kryeqytetin spanjoll dhe do të pritet nga mijëra tifozë. “Santiago Bernabeu” është një opsion për të mirëpritur yllin dhe kampionin e botës, ndërsa edhe qendra stërvitore “Valdebebas” është një opsion. Gjatë këtyre ditëve do të zgjidhet edhe ky problem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat