Cake: Pres një atmosferë të bukur futbolli, një ndeshje të mirë 

Futboll

Cake: Pres një atmosferë të bukur futbolli, një ndeshje të mirë 

Nga: K.G. Më: 28 gusht 2021 Në ora: 13:38
Cake: Pres një atmosferë të bukur futbolli, një ndeshje të mirë 

Struga Trim Lum në pjesën aktuale të sezonit në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut, është njëra nga tri skuadrat që nuk është mposhtur deri më tani. 

Struganët shpresojnë në fitore në Kavadarci ndaj ekipit Tikvesh.

Futbollisti i Struga TL, Klinsman Cake, beson e shpreson në rezultat të mirë, në ndeshjen e sotme që luhet në orën 16.00. 

“Nuk është sekret që Struga TL e pret një udhëtim i vështirë në Kavadarci. 

Ekipi vendas do të bëjë çmos për të arritur triumfin. 

Sigurisht që ne e respektojmë Tikveshin, është një ekip i mirë, por ne e bëjmë punën tonë.

Pres një atmosferë të bukur futbolli, një ndeshje të mirë dhe natyrisht një rezultat të mirë për ne. Uroj që të vazhdojmë trendin e lojërave dhe rezultateve të mira edhe në këtë ndeshje", ka thënë Klinsman Cake për "Sportmedia".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat