Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-futbollisti

Futboll

Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-futbollisti

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 13:42
Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-futbollisti

Ish-futbollisti i Arsenalit, Sam Oji ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare pas një beteje të gjatë me një sëmundje të keqe.

Oji i cili luante në rolin e mbrojtësit nisi karrierën te Arsenali në vitin 2000 kur ishte ende 15 vjeç. Pas 4 viteve te ‘’topçinjtë’’, mbrojtësit u transferuar te Birmingami më pas te Donkasteri e Bristol Rovers.

Me një karrierë të pasur me disa skuadra angleze në Ligën e parë e Premier Ligë, Sam Oji punonte kohët e fundit si menaxher pranë klubit Hajgejt Junajtid.

Vetë klubi ku ishte i punësuar 35-vjeçari njoftoi për mediat se Oji ishte shumë sëmurë të premten dhe po luftonte me sëmundjen, por ditën e sotme ka ndërruar jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat