Koeman: Kundër Sevilla meritoi diçka më shumë

Futboll

Koeman: Kundër Sevilla meritoi diçka më shumë

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 13:45
Koeman: Kundër Sevilla meritoi diçka më shumë

Koeman: Do ta doja Mbappe te Barcelona, një nga më të mirët në botë

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, pranon se “ekonomikisht ne nuk mund të konkurrojmë me Manchester City, Manchester United ose PSG. Duhet të jemi realist, ne nuk mund të luftojmë me to në afatin kalimtar.

Si e vlerësoni ndeshjen e nesërme kundër Getafe, një skuadër që ka merituar më shumë seç ka?

Është e vërtetë që imazhi i Getafes në dy ndeshjet e para ka qenë pozitiv. Kundër Sevilla meritoi diçka më shumë. Ne do të duhet të jemi shumë të fokusuar.

A e kuptoni që tifozët janë të frustruar me afatn kalimtar?

Nga njëra anë e kuptoj, sepse tifozët duan më të mirën për këtë ekip, por ju duhet të jeni realistë.

Ne nuk mund të konkurrojmë financiarisht me City, United ose Paris. Duhet të punojmë për t’i ndryshuar gjërat. Do të zgjasë pak, nuk do të jetë sot për nesër. Do të jetë ndryshe me kalimin e kohës. Pedri nuk do të jetë i njëjtë në moshën 24-vjeçare si tani 18 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat