Media zvicerane shkruan për Granit Xhakën, që u ndëshkua sot me karton të kuq

Futboll

Media zvicerane shkruan për Granit Xhakën, që u ndëshkua sot me karton të kuq

Nga: Kemajl Goca Më: 28 gusht 2021 Në ora: 16:02
Media zvicerane shkruan për Granit Xhakën, që u ndëshkua sot me karton të kuq

Kapiteni i Kombëtares (Zvicrës) Granit Xhaka fluturon jashtë fushës në pjesën e parë, shkruan media zvicerane “20 min.”.

Arsenali dhe Granit Xhaka janë në krizë. Pas dy humbje në dy ndeshjet e para të sezonit, pësuan edhe të tretën. 

“Me sa duket shumë për Xhakën. Në minutën e 36-të, kapiteni i kombëtares kërcen me të dyja këmbët para në duelin kundër Joao Cancelo.

Edhe pse 28-vjeçari godet topin, por ndëshkohet me karton të kuq për ndërhyrjen e tij të rrezikshme”, shkruan më tej. 

Manchester City ka shënuar fitore të thellë me 5:0 ndaj Arsenalit, në takimin e javës së tretë në Premier League në futboll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat