​Ky është mesazhi i Guardiolas për Artetan pasi me mposhti me rezultat 5-0

Futboll

​Ky është mesazhi i Guardiolas për Artetan pasi me mposhti me rezultat 5-0

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 17:03
Pep Guardiola

Pep Guardiola ka dalë në mbrojtje të trajnerit të Arsenalit, Mikel Arteta pasi skuadra e tij i mposhti ata me rezultat 5-0 në “Etihad Stadium”.

Arsenali tani ka regjistruar fillimin me te dobët në 67 vitet e fundit me tre humbje nga tre ndeshjet e para dhe lojtarët e Artetas nuk kanë gjetur ende rrugën e golit.

Golat e Ilkay Gundogan dhe Ferran Torres i dhanë Cityt epërsinë prej 2-0 para se Granit Xhaka të përjashtohej nga loja me karton të kuq, duke i lënë “Topçinjtë” me një pozitë të vështirë. Gabriel Jesus shënoi për 3-0 në pjesën e parë, ndërsa Rodri dhe një tjetër gola nga Torres i dhanë goditjen fatale Arsenalit.

Trajneri Mikel Arteta është vënë nën presion të madh pas fillimit të tmerrshëm të skuadrës së tij, por Guardiola, i cili punoi me spanjollin në City ndërmjet viteve 2016-2019, këmbënguli se atij i duhet dhënë kohë.

"Unë punova dy ose tre vite së bashku, kam mësuar shumë gjëra prej tij," tha ai për “BT Sport” pas lojës.

Ai është përtej një menaxheri të mirë. Personalitet i saktë, drejtues, ai është tepër i dashur nga të gjithë ne. Ne u trishtuam kur ai u largua. Ndonjëherë njerëzit presin dhe duan rezultate menjëherë. Ekipi që ai luajti sot nuk është ekipi që ai ëndërronte sepse ata kishin gjashtë, shtatë, tetë lëndime, lojtarë vërtet të rëndësishëm.”, vazhdoi Guardiola.

"Unë jam një tifoz i madh i tij dhe jam shumë i sigurt, nëse ata i besojnë atij, ai do të bëjë një punë të mirë në Arsenal.", tha në fund trajneri i Manchester Cityt

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat