Brdariç përgëzon Teutën dhe Vllazninë

Futboll

Brdariç përgëzon Teutën dhe Vllazninë

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 22:58
Brdariç përgëzon Teutën dhe Vllazninë

Brdaric ka folur në konferencën për shtyp pas ndeshjes të humbur ndaj Teutës.

Durrsakët fituan me shifrat 3-0 në Superkupën e Shqipërisë ndaj Vllaznisë. Ndërkohë trajneri i shkodranëve, Brdariç, ka shprehur për “RTSH Sport” edhe komplimentet për të dy skuadrat.

“Së pari urime Teutës. Ishte ndeshje e barabartë, komplimente ekipit tim pasi luajtëm shumë mirë. Në futbollin tim duhet të shënosh, pasi në të kundërt rivalët do të përfitojnë.

Duhet të jemi më efikas në realizimin e golit. Duhet të punojmë në fazat e lojës që të mos humbim përqendrimin dhe fokusin tonë. Sot do të analizojmë ndeshjen dhe më pas do të mendojmë për merkaton”, tha Brdariç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat