Kështu vlerësohen shqiptarët që sonte gjunjëzuan Juventusin në Torino

Futboll

Kështu vlerësohen shqiptarët që sonte gjunjëzuan Juventusin në Torino

Nga: Kemajl Goca Më: 28 gusht 2021 Në ora: 23:08
Kështu vlerësohen shqiptarët që sonte gjunjëzuan Juventusin në Torino

Shqiptarët Ardian Ismajli dhe Nedim Bajrami,  vlerësohen me nota të mira, të cilët sonte me Empolin shokuan me rezultat 1:0 Juventusin në Torino, në kuadër të javës së dytë të Serie A në futboll.

Ismajli dhe Bajrami u vlerësuan me nota 7.1, ndërsa portieri Guglielmo Vicario është lojtar i ndeshjes, me notën 8.2.

Vicario është më i merituari për fitoren e Empolit.

Image

Notat

Mancuso është autor i golit të fitores në minutën e 21-të.

Bajrami u zëvendësua në minutën e 70-të, ndërsa Ismajli luajti tërë takimin i cili u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 56-të.

Empoli renditet në vend të 11-të me 13 pikë, dy më shumë se Juve që gjendet dy pozita më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat