Trajneri i Empolit tregon se si e mposhtën Juventusin

Futboll

Trajneri i Empolit tregon se si e mposhtën Juventusin

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 23:33
Trajneri i Empolit tregon se si e mposhtën Juventusin

Andrea Andreacoli e ka cilësuar fitoren e sotme ndaj Juventusit të rëndësishme për tre pikët e jo për faktin se është historike pasi ekipi i tij nuk kishte fituar asnjëherë ndaj bardhezinjve në Torino. Pas sfidës ai u shfaq mjaft i qetë e tregoi atë që sipas tij ishte çelësi i suksesit.

“Që të jetë historike, me intereson shumë pak, unë mendoj për pikët. Pastaj t’i bësh para kësaj skuadre, në këtë stadium, vlejnë më shumë.

Unë u kisha thënë djemve që mund të bëhej: kemi dy krahë, dy këmbë, një zemër. Duhet dhënë maksimumi. Kampionë të tillë nuk do të përballojmë vetëm sot.

Sot në mëngjes i kisha thënë ekipit që mund të ishte një natë për t’ua treguar prindërve, fëmijëve, është një dhuratë që deshëm t’ia bënim vetes. Ua thashë edhe në pushim që të mos e humbnim këtë mundësi”, tha ai pas përfundimit të sfidës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat