Verratti: Të kesh Messin është e jashtëzakonshme; s’e besoja derisa e pashë

Futboll

Verratti: Të kesh Messin është e jashtëzakonshme; s’e besoja derisa e pashë

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 09:17
Messi, Verratti

Ai fitoi Kampionatin Europian, konsiderohet si një nga mesfushorët më të mirë në botë dhe këtë sezon do të luajë së bashku me një nga më të fortët në historinë e futbollit. Jo një periudhë e keqe, me pak fjalë, për Marco Verratti.

Dhe ndërsa PSG vazhdon fillimin e kampionatit me gola, fitore dhe pritje të mëdha për debutimin e Lionel Messit, mesfushori axurr shijon momentin, i vetëdijshëm për të qenë në një ekip shumë të fortë.

“Të kesh Messin këtu është e jashtëzakonshme; nuk e besoja derisa e pashë. Ne tashmë e njihnim njëri-tjetrin. Ndoshta ai nuk flet shumë, por për mua është më i miri në histori, teknik, vetëmohues. Unë nuk mendoj se do të ketë ndonjë vështirësi për ta treguar veten edhe te PSG.

Fushata e nënshkrimit ishte e jashtëzakonshme, jo vetëm për Messin. Hakimi është shumë i fortë, e njëjta gjë vlen edhe për Donnarumma. Kemi marrë kampionë me përvojë si Wijnaldum dhe Sergio Ramos. Nuk mundemi ta humbasim një mundësi si kjo, nuk ndodh shpesh të luash në një ekip kaq të fortë”.

I intervistuar nga “La Gazzetta dello Sport”, Verratti tregoi se çfarë do të thotë të kesh dy portierë shumë të fortë si Donnarumma dhe Navas në skuadër, mes ambicies dhe zgjedhjeve: “A e binda unë Donnarumma? I fola mirë për PSG. Gigio është i ri dhe ambicioz, i shpjegova atij se ka gjithçka këtu për të fituar. Cili mes dhe Navas titullar? Ne kemi dy nga portierët më të mirë. Navas nuk e kisha njohur më parë, por është një fenomen. Për Pochettino mund të jetë e vështirë të vendosë, por në fund do të ketë vend për të dy”.

Në verë, fitorja e Europianit me Italinë, një moment historik i rëndësishëm, i jetuar me pasion, por edhe me vështirësi: “Ne e merituam suksesin në Kampionatin Europian, por pata mjaft dhimbje. Kur isha në fushë dhashë gjithçka, por rreth minutës së 70-të gjuri im fillonte të digjej. Kupa e Botës? Duhet ta besojmë si objektiv, është i mundshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat