Bayern Munchen siguron yllin e Bundesliga

Futboll

Bayern Munchen siguron yllin e Bundesliga

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 11:01
Marcel Sabitzer

Bayern Munchen ka arritur të sigurojë një mesfushor me shumë cilësi.

Marcel Sabitzer do lërë Leipzig në këto ditë të fundit të tregut të transferimeve dhe do i bashkohet gjigantëve të Bundesligas.

Sport Bild bën me dije se pas disa javësh tratativa, më në fund palët kanë arritur akordin për transferimin e Sabitzer te bavarezët në këmbim të shumës prej 16 milionë eurosh.

Vetë mesfushori e ka arritur akordin me Bayernin kohë më parë. 28-vjeçari është një nga më të mirët në Bundesliga në pozicionin e tij dhe Bayern arrin ta sigurojë, siç ka bërë më parë me yje të tjerë të Bundesligas. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat