Duka: Ishte ndeshje historike

Futboll

Duka: Ishte ndeshje historike

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 11:09
Duka: Ishte ndeshje historike

Teuta mposhti Vllazninë 3-0 në finalen e Superkupës së Shqipërisë, trofe të cilin e fiton për herë të dytë radhazi dhe çon në katër numrin e kupave të fituara në dy sezonet e fundit.

Durrsakët zhvilluan një ndeshje mjaft të mirë, duke bindur në të gjithë aspektet, teksa edhe kreu i Federatës Shqiptare të futbollit, nuk mungoi me mesazhin e tij të urimit për bregdetarët, të cilët mbeten skuadra për t’u mundur edhe këtë sezon.

Kreu i FSHF-së komplimentoi Teutën për suksesin, por edhe Vllazninë për performancën e bërë në një sfidë të cilën e quajti historike për faktin se u përdor për herë të parë sistemi VAR.

Ja mesazhi i Dukës:
Urime Teutës për fitimin e Superkupës së Shqipërisë! Një fitore e merituar për kampionët e vendit që e nisin sezonin e ri aty ku e lanë, por dua të komplimentoj gjithashtu Vllazninë, që bëri një paraqitje të mirë në këtë finale.

I kënaqur që sezoni nisi me një sfidë kaq të bukur dhe me rikthimin spektatorëve në stadiume, që i kishin munguar kaq shumë futbollit dhe skuadrave.
Kjo ndeshje ishte e veçantë e historike edhe për një tjetër aspekt.

Për herë të parë në Shqipëri u përdor Sistemi VAR në një ndeshje zyrtare. Një provë e kaluar me sukses dhe këtë sezon video-asistenti i arbitrit do të jetë i pranishëm në çdo ndeshje të Kategorisë Superiore.

Edhe një herë urime Teutës dhe suksese në sezonin e ri të gjitha klubeve!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat