Befason Neville: United do të përfundojë e treta

Futboll

Befason Neville: United do të përfundojë e treta

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 11:09
Cristiano Ronaldo dhe Gary Neville

Ish-mbrojtësi i Manchester Untied nuk mendon se kthimi i një legjende të klubit do të jetë e mjaftueshme që skuadra e Ole Gunnar Solskjaer të fitojë titullin në 2021-22.

“Manchester United do të përfundojë e treta në Premier Ligë pavarësisht nënshkrimit të Cristiano Ronaldos” sipas Gary Neville, i cili këmbëngul se ‘Djajtë e Kuq’ janë ende prapa Manchester Cityt dhe Chelseat.

United bëri një nga senzacionet e verës duke arritur një marrëveshje për rikthimin e Ronaldos, të premten, me sulmuesin portugez që tani do të kthehet në Old Trafford pas 12 vitesh.

Ronaldo do të ribashkohet me ish-shokun e skuadrës së Real Madridit, Raphael Varane në Old Trafford dhe United gjithashtu nënshkroi me Jadon Sancho nga Borussia Dortmund në korrik, por Neville mendon se City dhe Chelsea janë aktualisht skuadrat më të forta në futbollin anglez.

“Në vitet e kaluara, mund të kem thënë se kjo skuadër e Manchester United do të kishte fituar Premier League me 10 pikë, por është një Premier Ligë kaq e fortë kjo”, tha ish-mbrojtësi i ‘Djajve të Kuq’ për Sky Sports.

“Unë bëra parashikimin të hënën mbrëma se do të përfundonte Manchester City, Chelsea dhe pastaj Manchester United dhe nuk do ta ndryshoj atë sepse nuk mendoj se nënshkrimi me Ronaldon i bën ata një ekip më të mirë se Chelsea, të cilët ishin fituesit e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar, dhe Manchester City, të cilët ishin 20 pikë larg.

“Absolutisht kjo i afron ata drejt fitimit të titullit. A mendoj se ata do ta fitojnë titullin në këtë pikë? Jo nuk mendoj, por tani jam më i emocionuar për sfidimin e Manchester United për titullin sesa ndoshta që isha pesë apo gjashtë vite më parë.

“Cristiano Ronaldo, Raphael Varane do të kenë mentalitetin për të fituar titullin. Unë dua dëshpërimisht që ata të fitojnë titullin. A mendoj se ata do të fitojnë titullin këtë sezon? Jo. Unë jam thjesht pragmatik.

“Duhet të jesh në krah të këtyre lojtarëve nëse je Manchester United. Pavarësisht nëse kjo të fiton titullin apo jo, nuk jam i sigurt. Kjo u jep atyre një shans shumë më të mirë sesa kishin 48 orë më parë.”

Ronaldo shënoi 118 gola në 292 paraqitje në të gjitha garat me Manchster United mes viteve 2003 dhe 2009, duke fituar tre tituj të Premier League dhe Ligën e Kampionëve, por Neville ka paralajmëruar se ai tani është një lojtar shumë i ndryshëm teksa po shkon drejt të katërdhjetave.

Neville mendon se një nënshkrim si Ronaldo ishte i nevojshëm, dhe ai është i bindur se pesë herë fituesi i Topit të Artë do të shënojë ende shumë gola duke ngritur nivelin e lojtarëve përreth tij.

“Ata nuk mund të marrin një nga këta sulmues të mëdhenj; Erling Haaland, Harry Kane, Romelu Lukaku nuk do të vinin kurrë në Old Trafford këtë verë. Kështu që unë mendoj se ata kishin nevojë për këtë sepse ata nuk kanë pasur që një kohë të gjatë një lojtar që shënon 25-30 gola në sezon.

“Ronaldo ju jep një garanci për golat dhe ai do të bëjë të gjithë vendin të jetë elektrik për muajt e ardhshëm. Standardet që ai duhet të vendosë në dhomën e zhveshjes, mënyra në të cilën ai duhet të ndikojë tek ata lojtarë të rinj, ka disa lojtarë më të rinj të cilët kanë nevojë për disa standarde vërtet të mira që të vendosen në to.

“Ai nuk ka ardhur për të zënë një vend në Ligën e Kampionëve. Ai ka ardhur për tituj. Shpresoj se ai mund të jetë diferenca”, ka përfunduar anglezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat