Vrioni shënoi dhe e dërgoi portierin në dushin e ftohtë të parakohshëm

Futboll

Vrioni shënoi dhe e dërgoi portierin në dushin e ftohtë të parakohshëm

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 11:59
Vrioni shënoi dhe e dërgoi portierin në dushin e ftohtë të parakohshëm

Xhakomo Vrioni ka gjetur golin e radhës në Austri me ekipin e Tirol.

Sulmuesi shqiptar ka shënuar në përballjen kundër Klagenfurt, ndërsa takimi përfundoi në shifrat 2-1.

Megjithëse duke mos e shpëtuar dot skuadrën nga humbja, kontributi i Vrionit ishte i madh. Kushtet kapricoze të motit bënë që ndeshja të ndërpritej për rreth 100 minuta. Futbollistët do të dilnin që të bënin nxehmjen e dytë pas ndalesës së madhe.

Ndërkohë menjëherë pas rikthimit në fushën e blertë do të ishte Vrioni që gjeti avantazhin e përkohshëm.

Vendasit përmbysën gjithçka brenda pjesës së parë. Me nisjen e së dytës, Vrionit i ka ndërhyrë në mënyrë të gabuar portieri Philip Menzel. Gardiani i Klagenfurt ishte lojtari i fundit dhe me VAR do të shikonte kartonin e kuq, për të bërë dushin e ftohtë të parakohshëm.

Por pavarësisht se gjendeshin me një lojtar më shumë për pjesën më të madhe të 45 minutëshit të dytë, Tiroli nuk arriti të gjente barazimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat