23-vjeçari do vetëm Milan-in, nuk udhëton me skuadrën

Futboll

23-vjeçari do vetëm Milan-in, nuk udhëton me skuadrën

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 12:41
Romain Faivre

Në ditën e vizitave mjekësore të Bakayoko, Milan po punon për të kompletuar ekipin me blerjen e zëvendësuesit të Hakan Calhanoglu.

Klubi kuqezi ka zgjedhur Romain Faivre të Brest si pasardhës të turkut.

23-vjeçari po i forcon dorën klubit për t’u transferuar te kuqezinjtë, dje nuk ka udhëtuar me ekipin për transfertën e sotme kundër Strasbourg.

Milan ka ofruar 12 milionë euro plus bonuse.

Kërkesa e klubit francez, sipas Tuttosport, është 17 plus bonuse. Marrëveshja mund të arrihet me një sforcim të vogël nga ana e milanezëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat