Akuza të rënda, dhunoi një vajzë derisa ishte...

Futboll

Akuza të rënda, dhunoi një vajzë derisa ishte...

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 13:07
Akuza të rënda, dhunoi një vajzë derisa ishte...

Mbrojtësi francez i Manchester Cityt, Benjamin Mendy është akuzuar për kryerje të akteve dhunuese kundër tri grave, përfshirë njërës nën moshën 18-vjeçare.

Futbollisti i Manchester Cityt, Benjamin Mendy mbeti nën arrest pasi u paraqit në gjykatë si i akuzuar për katër raste të dhunimit seksual.

Një prej dhunimeve seksuale besohet të ketë ndodhur në shtëpinë e Mendy këtë javë, derisa ai ishte i liruar me kusht për raste të tjera të dhunimit seksual, u tha ndër të tjerësh në gjykatë.

Tri rastet e tjera datojnë nga tetori i vitit 2020, , përcjell Insporti. Mendy do të kalojë të paktën fundjavën e festës bankare në paraburgim, pasi një gjyqtar refuzoi kërkesën e tij për lirim me kusht.

Seanca e tij e ardhshme gjyqësore është më 10 shtator dhe ai mund të qëndrojë në paraburgim të paktën deri në këtë datë, vetëm nëse ekipi i tij ligjor apelon kundër vendimit. 

Në një deklaratë të enjten, Manchester City tha se klubi ka pezulluar lojtarin në pritje të një hetimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat