​Agjenda e Kombëtares së Kosovës para ndeshjeve të shtatorit

Futboll

​Agjenda e Kombëtares së Kosovës para ndeshjeve të shtatorit

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 13:08
Foto nga vendi i ngjarjes

Kombëtarja e Kosovës në futboll po përgatitet për t’i zhvilluar tri ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Botëror ku do të ballafaqohet me Gjeorgjinë më 2 shtator në udhëtim.

Pastaj me Greqinë dhe Spanjën më 5 dhe 8 shtator si vendas në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, përcjellë KosovaPress.

Trajneri i Kombëtares së Kosovës Bernard Challandes do të paraqitet të hënën në një konferencë para mediave për të folur rreth ndeshjes së parë më Gjeorgjinë me fillim nga ora 11:00.

Në po të njëjtën ditë skuadra do të zhvillojë stërvitje në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 19:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat