Shkëndija mbetet pa lojtarin më të mirë, Ibraimi para transferimit në Greqi?

Futboll

Shkëndija mbetet pa lojtarin më të mirë, Ibraimi para transferimit në Greqi?

Nga: Kemajl Goca Më: 29 gusht 2021 Në ora: 13:17
Shkëndija mbetet pa lojtarin më të mirë, Ibraimi para transferimit në Greqi?

Sulmuesi më i mirë në Maqedoninë e Veriut, Besart Ibraimi, po mendon seriozisht që të largohet nga kampioni në fuqi, Shkëndija e Tetovës dhe të vazhdojë karrierën e tij në Greqi. 

Xanthi nga liga e dytë e Greqisë, shpreh interesim serioz për ta sjellë Ibraimin në radhët e tyre. 

Menaxhmenti i Xanthit ishte në kërkim të Michalis Manias për një kohë të gjatë, por meqenëse ky transferim nuk u realizua, tani vëmendja është përqendruar plotësisht tek Ibraimi.

Mediat greke bëjnë të ditur se mosha e golashënuesit maqedonas (34 vjeç) nuk është problem për ligën e dytë greke.

Fakti që futbollisti Ibraimi shënoi 24 gola sezonin e kaluar është dëshmi e mjaftueshme që ai ende mund të luajë në nivelin më të lartë, raporton “Ekipa.mk”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat