​Allegri: Ta harrojmë Ronaldon

Futboll

​Allegri: Ta harrojmë Ronaldon

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 13:42
​Allegri

Një barazim me Udinesen dhe një humbje me Empolin. Kjo është nisja e dobët e Juventusit në edicionin e ri të Serie-A 2021/22.

“Zonja e Vjetër” nuk ka treguar cilësi dhe dominim në dy ndeshjet e para nën trajnerin e ri Maximiliano Allegri dhe kritikat ndaj kësaj skuadre tashme veçse kanë filluar, përcjellë KosovaPress.

Sikur të mos mjaftonte kjo, situatën e rëndoi edhe më shumë largimi i Cristiano Ronaldos i cili i rikthyer te Manchester United.

Portugezi ka lënë një zbrazëtirë të madhe ne ekip dhe deri më tani, kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në mbyllje të afatit kalimtar veror, nuk ka indikacione se drejtuesit e klubit do ta zëvendësojnë atë me ndonjë emër të ri të nivelit të lartë.

Pas ndeshjes me Empolin, Allegri komentoi largimin e Ronaldos duke thënë se tashmë ata nuk kanë kohë të mendojnë për ish-yllin e tyre.

"Cristiano kaloi tre vite në Juventus, ai shënoi gola, në të cilat është shumë i mirë, ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, por ne nuk mund të mendojmë për Ronaldon tani e tutje. Unë kam një skuadër të mirë, thjesht duhet të kuptojmë se nuk mund të dominojmë në çdo ndeshje. Ne duhet të bashkohemi dhe kjo do të na ndihmojë për të ardhmen. Unë jam optimist, gjithmonë.", tha Allegri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat