Batatina: Po bindem se paskan gabuar 

Futboll

Batatina: Po bindem se paskan gabuar 

Nga: K.G. Më: 29 gusht 2021 Në ora: 14:07
Batatina: Po bindem se paskan gabuar 

Kryetrajneri i Llapit nga Podujeva, Tahir Batatina, është kategorik se skuadra e tij është dëmtuar në përballjen me Dritën në. Gjilan. 

Ballafaqimi mes këtyre rivalëve në kuadër të javës së dytë të elitës së futbollit të Kosovës, përfundoi me rezultat 0:0.     

“Jam krenar me ju luana. Ju treguat se jeni forca e këtij kampionati dhe se vendimet e padrejta ua humbën 2 pikë të rëndësishme, por ne u treguam se koha e qytetit të futbollit ka ardhur dhe në fund do të gëzohemi së bashku me ‘Legjendat’ dhe qytetarët e Llapit dhe Gollakut.

Unë gjatë gjithë kohës kërkoj të këtë vetëm drejtësi.

Tash e shikova vendimin e gjyqtarëve tek VAR-i dhe po bindem se paskan gabuar me anulimin e golit sepse lojtari ynë ishte në lëvizje kurse lojtari kundërshtar e humb kontrollin dhe koncentrimin gjatë vrapimit pas lodhjes dhe nuk paska qenë fare faull ku edhe u anulua goli.

Këtë rast vlerësojeni ju njerëzit e futbollit dhe ju adhurues të futbollit kosovar!!!”, ka shkruar Batatina në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat