Prishtina – Ballkani, derbin i madh dhe formacionet

Futboll

Prishtina – Ballkani, derbin i madh dhe formacionet

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 16:39
Prishtina – Ballkani, derbin i madh dhe formacionet

Ndeshja kryesore në xhiron e dytë të Superligës së Kosovës, do të zhvillohet sot në kryeqytet.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Prishtin do të jetë nikoqir i Ballkanit të Suharekës me fillim nga ora 17:00.

Të dy skuadrat janë pretendente për titullin e kampionit dhe kjo e bën atë një ndeshje shumë interesante.

Ndërkohë takimi tjetër i ditës së sotme do të zhvillohet në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas.

Feronikeli që humbi ndeshjen e parë ndaj Dritës, e pret Gjilanin që e nisi me barazim 1-1 te Drenica edicionin e ri.

Formacionet zyrtare:

Prishtina: Haxo; B. Krasniqi, Bekteshi, Otanda, Mici, Boshnjaku, Karabeci, Shabani, Hoti, Kryeziu, John.

Ballkani: Frashëri; Thaqi, A. Thaqi, Sinani, Gashi, Korenica, Baftiu, Kuç, Krasniqi, Hoxha, Zeka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat