Reprezentuesi i Kosovës po e çmend Francën, sërish shënues dhe i dyti në listën e shënuesve

Futboll

Reprezentuesi i Kosovës po e çmend Francën, sërish shënues dhe i dyti në listën e shënuesve

Nga: Kemajl Goca Më: 29 gusht 2021 Në ora: 16:58
Reprezentuesi i Kosovës po e çmend Francën, sërish shënues dhe i dyti në listën e shënuesve

Reprezentuesi i Kosovës, Elbasan Rashani, është në formën më të mirë në elitën e futbollit francez.

Rashani sot shënoi sërish për Clermont e cila si vendas ka barazuar me rezultat 2:2 me Metz-në ndeshjen e javës së katër të kampionati.

Jo vetëm që ka shënuar por ka asistuar në golin e parë që e realizoi Bayo në minutën e 35-të.

Rashani në minutën e 58-të nga afërsia shënon dhe barazon rezultat 2:2.

Mysafirët avancuan me 0:2 me golat e Niane (10’) e Desmar (29’). 

Rashani ishte prej më të mirëve i cili u zëvendësua në minutën e 72-të.      

Clermont renditet në vend të tretë me 8 pikë, 2 fitore e dy barazime, ndërsa Metz është i 15-ti me 3 sosh apo me tre barazime e një humbje.

Rashani është i dyti në listën e shënuesve në kampionat, me gjithsej 3 gola..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat