Varane dhe Sancho titullarë për Manchester Utd

Futboll

Varane dhe Sancho titullarë për Manchester Utd

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 17:06
Varane dhe Sancho titullarë për Manchester Utd

Tifozët e Manchester Unitedit duhet të presin për debutimin e dytë të Cristiano Ronaldos, por ata do t’i shohin Raphael Varanen dhe Jadon Sanchon titullarë kundër Wolves në takimin e sotëm në Premierligë.

Unitedi e viziton Molineux Stadium për t’u përballur me Wolves në orën 17:30.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer e nisi mbarë sezonin e ri në Premierligë duke e mposhtur 5:1 Leedsin.

Megjithatë, Unitedi e përjetoi një barazim zhgënjyes 1:1 me Southamptonin javën e kaluar.

Djajtë e kuq dëshirojnë te rikthehen te fitorja dhe do të mbështeten te blerjet e reja, siç janë Varane dhe Sancho.

Formacionet zyrtare:

Wolves: Jose Sa, Kilman, Coady, Saiss, Nelson Semedo, Neves, Joao Moutinho, Marcal, Trincao, Jimenez, Traore

Man Utd: de Gea, Wan Bissaka, Varane, Maguire, Shaw, Pogba, Fred, James, Bruno Fernandes, Sancho, Greenwood.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat