Zoff paralajmëron Ronaldon

Futboll

Zoff paralajmëron Ronaldon

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 17:30
Zoff paralajmëron Ronaldon

Ish-portieri i Juventus, Dino Zoff, ka pranuar se është befasuar pak nga zhvillimet e fundit në shtëpinë e bardhezinjve, por ka akoma besim te skuadra e Allegri-t.

“Me Inter-in është skuadra që ka më shumë shanse për ta fituar titullin.

Një shkallë më poshtë janë Milan, Napoli, Atalanta dhe romanet”, ka thënë legjenda për Gazzetta dello Sport.

“Ronaldo? Është e qartë se donte të largohej, pritshmëria e tij nuk është kënaqur në sezonet me bardhezinjtë, nuk besoj se varet nga kthimi i Allegri-t. Më pas nuk e di nëse Manchester United do të luftojë realisht për Champions League”, ka shtuar Zoff.

“Janë kampionët ata që kushtëzojnë merkaton, Juventus nuk mund të bënte asgjë. Megjithatë, bardhezinjtë mbeten favoritë edhe pa CR7”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat