Dukagjini me një mungesë kundër Drenicës

Futboll

Dukagjini me një mungesë kundër Drenicës

Nga: K.G. Më: 29 gusht 2021 Në ora: 17:39
Dukagjini me një mungesë kundër Drenicës

Dukagjini nga Klina është i frymëzuar pas barazimit në Therandë (2:2) me Ballkanin, nesër në orën 19.00 kërkojnë fitoren e parë në edicionin e ri të elitës së futbollit të Kosovës.

Armend Dallku, kryetrajner ka një mungesë por edhe një lojtar të rikthyer për sfidën me drenicasit.

Dukagjini ka bërë të gjitha parapërgatitjet për këtë sfidë (luhet nesër, 17.00) mjaft të vështirë, por të bindur se pikët do të mbesin në vatër të tyre.

 “Një ditë para ndeshjes ndaj klubit futbollistik Drenica gjithçka është gati ne stadiumin ‘18 qershori’. 

Skuadra jonë edhe gjatë kësaj jave ishte mjaftë aktive në stërvitje, duke u përqendruar tek kundërshtari radhës. 

Si gjithnjë edhe ne ketë takim kryetrajneri z.Armend Dallku bashkë me ndihmësit e tij e ka përgatitur ekipin taktikisht dhe fizikisht për të synuar një rezultat pozitiv.

Mungesa e Ahmed Januzit është evidente (karton të kuq) nga java e parë, por rikthimi i futbollistit brazilian Jean Carioces është lajmë shumë i mirëseardhur për shtabin teknik”, njofton KF Dukagjini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat