Union Berlin fut në krizë Borussian

Futboll

Union Berlin fut në krizë Borussian

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 18:18
Union Berlin fut në krizë Borussian

Union Berlin shfrytëzon momentin magjik duke e bërë akoma më të paharrueshëm startin e këtij edicioni në Bundesligë.

Skuadra e vogël e kryeqytetit triumfon në javën e 3-të ndaj Borussias së Monchengladbach me shifrat 2-1 dhe për herë të parë në histori nuk njeh humbje në 3 javët e para të kampionatit. Urs Fischer hedh në fushë formacionin më të mirë duke i besuar në sulm nigerianit Avoni që po kalon një moment magjik ashtu si tërë ekipi dhe ishin e sfidës Max Kruse.

Në krahun tjetër pa Thuram dhe Embolo, Adi Hutter duhet të bëjë me Alasane Plea në majën e sulmit. Vendasit e nisin mirë duke u treguar agresiv. Në minutën e 22-të Gieselman shfrytëzon krosimin e Haraguchit për të dërguar topin në rrjetën e portës së mbrojtur nga Yan Sommer.

Goli sjell qetësi me Union-in që i jep territor si dhe lejon kundërshtarin të ketë epërsi në kontrollin e topit, por duke e mbajtur larg portës së Andreas Luthe. Madje vendasit godasin sërish në minutën e 41-të ku një superaksion i dyshe Avoni– Kruse finalizohet në gol nga nigeriani. Ky është goli i 3-të në 3 ndeshjet e para për 24-vjeçarin që bëhet kështu lojtar i parë në historinë e Union Berlin që arrin diçka të tillë.

Pjesa e dytë karakterizohet nga lufta e fortë me Gladbach që nuk ka qetësinë e duhur për të shkuar tek goli. Kur dukej se sfida do të përfundonte në këto shifra Jonas Hofmann rihap llogaritë në minutën e parë shtesë, duke i dhënë krah ekipit që deri në sekondën e fundit tenton barazimin. Patrik Herman nuk tregohet i saktë në aksionin e fundit të ndeshjes me Gladbach që zhgënjen sërish ndërkohë që për Union-in përralla vazhdon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat