Marcel Sabitzer transferohet te Bayern Munich

Futboll

Marcel Sabitzer transferohet te Bayern Munich

Më: 30 gusht 2021 Në ora: 16:28
Marcel Sabitzer

Marcel Sabitzer zyrtarisht është pjesë e Bayern Munich deri më 30 qershor 2025.

Bavarezët kanë nënshkruar me mesfushorin, pasi më parë arritën marrëveshjen me Leipzig që e kishte nën kontratë edhe për një vit.

Dëshira e mesfushorit ishte vendimtare në këto tratativa. Leipzig kërkonte rreth 20 milion euro në fillim për ta shitur Sabitzer.

Bayern ka arritur ta marrë për rreth 15 milion euro, ndërkohë që e ka zyrtarizuar mesfushorin përmes një video mjaft interesante. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat