Real Madrid do rris ofertën në 200 milionë për Mbappe

Futboll

Real Madrid do rris ofertën në 200 milionë për Mbappe

Më: 30 gusht 2021 Në ora: 16:36
Kylian Mbappe.

Mediumi anglez “Sky Sports” ka dhënë disa detaje sërish për të ardhmen e yllit të PSG-së, Kylian Mbappe.

Real Madrid e do me ngulm në këtë afat veror francezin, derisa kanë bërë dy oferta në tavolinë, e para ne vlerë 160 milionë euro që u refuzua, pastaj ofruan 180 milionë euro.

Oferta e dytë sërish mesa duket do refuzohet, por sipas Sky Sports, Real Madrid do rris ofertën në 200 milionë euro.

Madrid do ofrojë 180 milionë euro ose 170 milionë euro plus 30 milionë euro bonuse.

Kjo ofertë do vlejë vetëm deri në ora 18:00 dhe në rast që nuk pranohet, atëherë klubi do heq dorë ngase siç dihet afati veror mbyllet nesër.

Mbappes i skadon kontrata pas 10 muajve dhe sipas mediumit një njohur anglez, sërish i ka treguar PSG-së se nuk do rinovjoë.

Në fakt, Mbappe thuhet se ka thënë që nuk e shesin tani, do largohet vitin tjetër si agjent i lirë.

Pra, orët e ardhshme do jenë vendimtare për të ardhmen e fituesit së Kupës të Botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat