Dy gola të super Ganijit në fitoren e thellë RFC Warnant në Belgjikë

Futboll

Dy gola të super Ganijit në fitoren e thellë RFC Warnant në Belgjikë

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 11:21
Dy gola të super Ganijit në fitoren e thellë RFC Warnant në Belgjikë

Ercan Ganiji, sulmuesi shqiptar me origjinë nga Kumanova, e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri në divizonin D2 ACFF në Belgjikë.

22 vjecari në hapje të stinorit të ri, që nisi dje (e diel), ka arritur të bëjë një perfomancë të shkëlqyer, duke shënuar dy gola në fitoren e thellë prej 5-1 të skuadrës së tij RFC Warnant në takimin ndaj Ganshoren nga Brukseli. Përvec dy golave të bukur, ai pati edhe disa asistime shumë të mira.

Ganiji e shënoi golin e parë në minutën e 61-të për rezultatin 3-0, kurse të dytin në minutën e 87-të për 4-1.

Për paraqitjen e tij të bukur në ndeshjen e parë sezonale kanë shkruar edhe mediat belge, madje duke qenë edhe në titujt kryesorë të faqeve sportive.

“Ganiji u shpërblye për performancën e tij me dy gola të bukur”, ishte titulli i gazetës belge “La Meuse”.

Ercan Ganiji tek RFC Warnant erdhi nga skuadra e Solieres.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat