Agron Selmani: Njerëzit negativë nuk dinë të sillen ndryshe

Futboll

Agron Selmani: Njerëzit negativë nuk dinë të sillen ndryshe

Nga: K.G. Më: 31 gusht 2021 Në ora: 12:13
Agron Selmani: Njerëzit negativë nuk dinë të sillen ndryshe

Drejtori i sportiv i klubit të futbollit Ferizaj, Agron Selmani, ka një mesazh të qartë për të gjithë ata që janë me energji negative.

Ferizaj në hapje të edicionit të ri të Ligës së Parë të Kosovës, u nda baras (0:0) me Vllazninë e Pozhoranit.  

“Kemi filluar të ndërtojmë diçka të re, komentet e zakonshme të njerëzve kanë të bëjnë me atë se kjo është diçka e mirë, na përshëndesin dhe na urojnë shëndet dhe suksese në rrugëtimin tonë.

Megjithatë disa nga ‘miqtë’ tanë nga bota e sportit me energji negative gjejnë gjithmonë një mënyrë për të menduar negativisht dhe kjo na bënë të ndihemi jo mirë.

Nuk duhet të gabojmë, nuk duhet të lejojmë që mendimet e tyre negative të depërtojnë deri tek ne, pesimizmi dhe negativiteti i tyre nuk vjen nga shqetësimi i tyre i sinqertë, por thjeshtë nga smira dhe xhelozia, janë njerëz që duhet të gjejnë faj ose papërsosmëri në çdo gjë që hasin.

Mos lejoni që kjo t'ju lëndojë - njerëzit negativë nuk dinë të sillen ndryshe, ata nuk e meritojnë kohën tuaj! Vazhdojmë tutje”, ka shkruar Selmani në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat