Cavani nuk do t’i bashkohet Barcelonës

Futboll

Cavani nuk do t’i bashkohet Barcelonës

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 14:38
Edinson Cavani

Sulmuesi uruguaian është në planet e trajnerit Solskjaer për sezonin e ri 2021/22.

Sulmuesi i Manchester United Edinson Cavani nuk do të largohet këtë verë nga klubi dhe t’i bashkohet gjigandit katalunas Barcelona, raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano.

34 vjeçari nuk do të largohet nga “Djajtë e Kuq” në orët e fundit të afatit kalimtar veror të transferimeve dhe ky lajm është konfirmuar nga të dy palët, klubi i Manchester United dhe agjenti i uruguaianit.

Cavani kaloi si lojtarë i lirë nga Paris Saint-Germain tek skuadra e Manchester United, dhe deri tani ka bërë 40 paraqitje në të gjitha garat duke regjistruar 17 gola dhe gjashtë asistime mbi emrin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat