Shpresa vdes e fundit

Futboll

Shpresa vdes e fundit

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 15:33
Shpresa vdes e fundit

Real Madrid gjatë pothuajse tërë kësaj merkato kanë bërë negociata me Paris Saint-Germain për Mbappen.

Përkundër që thuhej se ‘Mbretërit’ kanë ndërperë negoticatat me ‘Parisienët’, ata ende janë duke shpresuar në blerjen e tij.

“Los Blancos” kanë bërë ofertën e fundit 170 milionë euro plus 30 të tjera në formë bonusesh dhe janë duke pritur përgjigjien e gjigantit francez.

PSG është duke synuar të nënshkruajë me Anthony Martial sot më pas Mbappe mund të jetë i lirë të largohet.

Sidoqoftë kanë mbetur vetëm edhe disa orë deri në mbylljen e afatit kalimtar të verës dhe mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë marrëveshje.

Gjiganti spanjoll mund të pres një vit dhe ta marrë sulmuesin vitin e ardhshëm si lojtar i lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat