Koeman nuk e do

Futboll

Koeman nuk e do

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 19:27
Koeman nuk e do

Barcelona ka arritur të lirohet nga Rey Manajn brenda afatit të transferimeve, duke arritur një marrëveshje me skuadrën e Serie A, Spezia, për të huazuar sulmuesin.

Katalanasit po përpiqeshin të gjenin një klub për shqiptarin gjatë pjesës më të madhe të afatit kalimtar të merkatos sw verës dhe, megjithëse shumë klube ishin të interesuar për të, vetë lojtari ka zgjedhur një kthim në Itali, pasi kishte kaluar kohë më parë në Inter, Cremonese , Pescara dhe Pisa.

Manaj i ishte dhënë fanella me Nr.14 në Barcelonë për sezonin 2021/22, por nuk kishte bërë një paraqitje pavarësisht se ishte emëruar në skuadrat e ndeshjeve pas një para-sezoni mbresëlënës.

Sulmuesi lushnjar do jetë një alternativë e re për trajnerin Thiago Mota, me skuadrën që mban aktualisht në vendin e 15-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat