I zhgënjyer

Futboll

I zhgënjyer

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 12:45
Donny van de Beek

Agjenti i Donny van de Beek, Guido Albers, ka shprehur zhgënjimin e tij për Manchester United, i cili nuk bashkëpunoi në negociatat e merkatos për klientin e tij, mes interesimit nga klubet e Serie A, Bundesliga dhe Premier League.

Van de Beek ka luftuar për të përmbushur pritshmëritë në “Old Trafford” që prej kalimit të tij prej 35 milionë paundësh te “Djajtë e Kuq” nga Ajaxi, në shtator 2020, me Ole Gunnar Solskjaer që ende nuk i beson mesfushorit minuta të rregullta në formacionin e tij startues.

Holandezi është kontraktuar të qëndrojë te Manchester United deri në vitin 2025, por ishte i lidhur fort me një largim nga klubi në merkaton e verës. Albers tani ka zbuluar se e pa rrugën e largimit nga “Old Trafford” të bllokuar. Agjenti i Van de Beek pret që tani t’i jepet shansi 24-vjeçarit për ta provuar veten në Manchester.

“Kishte shumë interes nga Italia, Gjermania, Anglia, – tha Albers për “Voetbal International”. – Pra, prognoza ishte e mirë, por ju keni nevojë për bashkëpunimin e klubit. Dukej sikur Manchester United donte ta shiste klientin tim, por në fund nuk e bëri.

Jam i zhgënjyer, por edhe sigurues për të. Ai duhet të ketë shansin e tij, të marrë minutat e tij, por kjo do të bëhet e qartë në kohën e duhur. Atij i ishte premtuar më parë, por ne arritëm një marrëveshje të qartë për këtë me klubin, kështu që të gjithë kemi besim se kjo do të ndodhë tani”.

I pyetur nëse Van de Beek nuk është i kënaqur me situatën, ai shtoi: “Nuk do të shprehem për këtë, por të gjithë ata që e njohin Donny e dinë se e do futbollin dhe dëshiron të jetë në fushë çdo javë. Pra, nga kjo përgjigje, ndoshta mund të kuptoni atë që ai do më shumë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat