​Solskjaer bllokon huazimin e Van de Beek tek Evertoni

Futboll

​Solskjaer bllokon huazimin e Van de Beek tek Evertoni

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 14:16
Ole Gunnar Solskjaer

Trajneri i Manchester United Ole Gunnar Solskjaer raportohet se e ka bllokuar huazimin e mesfushorit Donny van de Beek tek Evertoni, dhe këtë gjë e konfirmuar edhe vetë agjenti i yllit holandez.

Këtë sezon, mesfushori holandez ende nuk ka shijuar minutat e tij të parë te Manchester United, duke filluar të tri ndeshjet e “Djajve të Kuq” vetëm nga banka rezervë.

Van de Beek ishte shumë afër largimit nga gjiganti anglez dhe t’i bashkohet Evertonit, por këtë lëvizje e ka bllokuar trajneri Solskjaer, dhe këtë gjë e konfirmoi edhe vetë agjenti i lojtarit.

“Manchester United është duke bllokuar çdo gjë. Është zhgënjyese që United po refuzon të bashkëpunoj”, tha Guido Albers për “Voetbal International”.

Donny van de Beek iu bashkua Manchester United nga skuadra e Ajax në shtator 2020, dhe deri tani ka arritur të bëjë 36 paraqitje duke regjistruar vetëm një gol dhe dy asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat